Hapet ankandi i dytë i letrave me vlerë për vitin 2019

Ekonomi

Hapet ankandi i dytë i letrave me vlerë për vitin 2019

Më: 29 janar 2019 Në ora: 09:57
Ilustrim

Ministria e Financave njofton se më 5 shkurt 2019 do të mbahet ankandi i dytë për vitin 2019.

Në këtë ankand, do të emetohen obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 30 milion euro.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Ministria thotë se për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë duhet të kontaktohet ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë.

Image

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat