Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala thotë se investimet e bizneseve franceze janë potencial i jashtëzakonshëm që i mirëpret Kosova.
“Së shpejti në Republikën e Kosovës do vjen një investitor strategjik në fushën energjisë së ripërtritshme që do t’i investojë 96 milionë euro. Sot pata një bashkëbisedim shumë miqësor me ambasadorin e Francës në Republikën e Kosovës, Didier Chabert, që bashkë me të ishte edhe përfaqësuesi i kompanisë “Aqua Energy”, që planifikon investimin e 96 milionë eurove në Kosovë në fushën e energjisë alternative”, ka thënë Shala pas takimit me Chabert.
Sipas tij, ky fakt e gëzoi shumë dhe ka shprehur gatishmërinë e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë që të jetë në shërbim të investitorëve të huaj, duke ju krijuar lehtësira.
“Ambasadorin po ashtu e informova për ndryshimet e fundit që i kemi bërë në Ligjin për Investime Strategjike, e që kanë rritur interesimin e investitorëve të huaj për Kosovën”, ka thënë Shala.