Rukiqi: Taksa e ka arritur efektin, kurdo që shfuqizohet ka ngritur vetëdijen e qytetarëve

Ekonomi

Rukiqi: Taksa e ka arritur efektin, kurdo që shfuqizohet ka ngritur vetëdijen e qytetarëve

Më: 31 janar 2019 Në ora: 10:02
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se taksa 100 për qind për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina e ka arritur efektin e saj.

Ai ka treguar se taksa ka rritur vetëdijen e konsumatorëve për prodhimet vendore.

“Ne duhet ta shohim se çka kemi importuar prej Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës. Janë disa produkte finale që i përdorim në përditshmëri dhe janë disa produkte që i përdorim përditë. Taksa e ka arrit efektin e vet, kurdo që shfuqizohet e ka ngritur vetëdijen e njerëzve dhe e ka rrit nivelin e njerëzve që e kanë rrit produktin e vendeve”, tha Rukiqi.

Sipas tij, nëse pezullohet taksa duhet të ndryshoj në një nivel tjetër. “Më në fund kjo taksë ka mundësuar rritjen e diskutimit për prodhimet vendore. Kjo pjesa e vetëdijes duhet të dërgohet në nivel tjetër edhe nëse shfuqizohet taksa”, tha Rukqi.

Ndryshe Qeveria e Kosovës më 21 nëntor 2018, kishte vendosur taksën prej 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat