Lekaj: Qeveria Haradinaj po e shtyn përpara zhvillimin ekonomik

Ekonomi

Lekaj: Qeveria Haradinaj po e shtyn përpara zhvillimin ekonomik

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 12:51
Autostrada e Dukagjinit

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka deklaruar se autostrada e Dukagjinit, ajo e Gjilanit, segmenti Kijevë - Zahaq dhe një mori projektesh madhore infrastrukturore për Kosovën janë pjesë e buxhetit që është miratuar mbrëmë në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka shkruar në Facebook se 298 milionë është buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, me të cilin janë paraparë projekte për secilën komunë të Kosovës.

“Me buxhetin më të madh dhe të planifikuar si duhet për nevojat e qytetarëve, që Kosova ka pas ndonjëherë, Qeveria Haradinaj po e shtyn përpara zhvillimin ekonomik të vendit”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat