OEK: Ligji për Pagat krijon dallim të madh mes sektorit publik dhe privat

Ekonomi

OEK: Ligji për Pagat krijon dallim të madh mes sektorit publik dhe privat

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 11:52
Berat Rukiqi

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka mbajtur sot konferencën e radhës për media ku foli për zhvillimet e përgjithshme në vend dhe ndryshimet e fundit legjislative, njofton OEK përmes një komunikate për media.

Rukiqi shtjelloi dy tema që karakterizuan këtë periudhë përfshirë Ligjin për Pagat, buxhetin si dhe çështjen e taksës.

Ai theksoi se për sektorin privat është shqetësuese se si është arritur të alokohen 1.4 miliardë euro për paga dhe skema sociale. Një shpenzim i tillë nuk është fuqizues i rritjes ekonomike dhe krijon një dallim të madh mes sektorit publik dhe privat, shtoi ai.

Rukiqi po ashtu foli për ndikimin e taksës 100% dhe prezantoi rezultatet e analizës që është bërë me 194 biznese ku është treguar ndikimi i taksës në rritjen e prodhimit dhe të shitjes. Rreth 55% e kompanive janë ndikuar direkt nga kjo masë. Ndikimin më të madh e ka ndjerë sektori i tregtisë dhe ai i prodhimit në vend. Si efekt dukshëm pozitiv dhe premtues paraqitet rritja e shitjeve për rreth 49% të kompanive të anketuara. Rukiqi shtoi se gjatë kësaj periudhe është vërejtur gatishmëria e prodhuesve për të investuar.

“Në fund Rukiqi ftoi bizneset anëtare të OEK-ut dhe jashtë saj që të shfrytëzojnë një mekanizëm kyç për mbrojtjen e interesave të bizneseve në raport me politikat përmes zyrës së komunitetit të biznesit cila ndodhet në Kuvend. Qëllimi i kësaj zyre  është të fuqizoj dhe prezantoj biznesin në procesin legjislativ duke qenë se ka shumë ligje që kalojnë pa asnjë filtër dhe pastaj dëmin e paguajnë tatimpaguesit më të mëdhenj, bizneset”, theksohet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat