ATK tejkalon të hyrat për muajin janar

Ekonomi

ATK tejkalon të hyrat për muajin janar

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 16:00
Foto ilustrim

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) për muajin janar të këtij viti ka mbledhur 58.8 milionë euro, ku në krahasim me planin janë mbledhur 662.138 euro më shumë apo 101.14%.

Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak janë mbledhur 7.4 milionë euro më shumë.

ATK do të vazhdojë të realizojë misionin e saj, në mënyrë që të krijohet stabilitet financiar në vend, thuhet në komunikatën për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat