OEMVP nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Odën e Afarizmit të Kosovës

Ekonomi

OEMVP nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Odën e Afarizmit të Kosovës

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 13:03
Ilustrim

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Oda e Afarizmit të Kosovës kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi, i cili ka për qëllim promovimin e kompanive dhe zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta afariste duke mundësuar kështu edhe rritjen e tregjeve potenciale të kompanive.

Me këtë marrëveshje, të dyja palët nënshkruese do të kontribuojnë në përkufizimin e procedurave dhe komunikimit për përcaktimin e mënyrave të bashkëpunimit, organizimin e B2B takimeve, panaireve, tryezave të rrumbullakëta, seminare, konferenca, planifikimin dhe organizimin e ngjarjeve të përbashkëta, shkëmbimin e të dhënave për përkrahje të biznesit, nxitjen e bashkëpunimin tregtar, lehtësim në përpilimin e dokumenteve të nevojshme për bashkëpunim ekonomik në importin edhe eksportin e mallrave dhe shërbimeve, si dhe krijimin e kushteve të volitshme e të bërit biznes.

Memorandumi, po ashtu, do të jetë një stimulim pozitiv për bizneset rajonale që të zhvillojnë një traditë të bashkëpunimit, e cila do të jetë fitimprurëse për ekonominë e vendit dhe më gjerë, si dhe në promovimin e suksesshëm të bizneseve të të dy shteteve, si dhe në promovimin e kompanive anëtare, thuhet në një komunikatë për media të OEMVP-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat