Mundësi punësimi dhe trajnimi për më shumë se 500 punëkërkues

Ekonomi

Mundësi punësimi dhe trajnimi për më shumë se 500 punëkërkues

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 14:47
Ilustrim

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), shpall të hapur programin e subvencionimit në pagë dhe trajnim në punë për vitin 2019, për punëkërkuesit e regjistruar në Zyrat e Punësimit në të gjitha komunat e Kosovës.

Sipas MPMS-së, nëpërmjet programit të subvencionimit në pagë dhe trajnimit në punë do të mbështeten mbi 500 punëkërkues të papunë, me fokus personat e riatdhesuar.

“Krijimi i mundësive për punësim për punëkërkuesit në Kosovë duke subvencionuar punëdhënësit të cilët janë të gatshëm t’i punësojnë ata në periudha afatgjata si dhe ofrimi i mundësisë së trajnimit për punëkërkuesit e papunësuar që kanë nivel të ulët arsimor dhe nuk kanë përvojë të mëparshme të punës janë objektivat e këtyre dy skemave. Afati i aplikimit është i hapur nga data 14 deri 28 shkurt 2019. Ftojmë punëkërkuesit që të vizitojnë Zyrat e Punësimit për më shumë informacione rreth procedurave të aplikimit, apo të vizitojnë faqet  www.mpms.rks-gov.net  dhe  http://aprk.rks-gov.net, ku edhe mund të shkarkohen formularët e aplikimit, të cilët duhet të dorezohen pranë Zyrës së Punësimit në komunën tuaj”, thuhet në komunikatë./KosovaPress

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat