Lluka kritikon vendet e rajonit për ngecjen e projekteve të përbashkëta - Bota Sot
Lluka kritikon vendet e rajonit për ngecjen e projekteve të përbashkëta

Ekonomi

Lluka kritikon vendet e rajonit për ngecjen e projekteve të përbashkëta

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 20:27
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, morri pjesë në forumin rajonal të Selanikut, ku u diskutua rreth bashkëpunimit më të madh dhe zhvillimit të më tutjeshëm të vendeve të rajonit.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media.

Lluka ishte kritik ndaj vendeve të Ballkanit për mos bashkëpunim dhe ngecje të projekteve të përbashkëta që kanë këto vende me Kosovën, kryesisht në sektorin e infrastukturës për mos arritjen e krijimit e një tregu të përbashkët, e cila do të rriste zhvillimin ekonomik do të forconte lidhjet politike dhe do të përmirësonte standardin e jetesës e të gjithë vendeve rajonale.

Kreu i MZHE-së, shprehi pakënaqësinë ndaj shtetit Maqedon, e cila nuk ka filluar punën në segmentin e ndërtimit të rrugës që lidhë kufirin me Shkup.

“Mos gatishmëria e shteteve fqinje që të lidhemi më mirë me njëri tjetrin, pengon iniciativën e një tregu të përbashkët ekonomik si zotim i procesit të Berlinit. Për deri sa Kosova finalizon autostradën për në Shkup, pala Maqedonase nuk e fillon segmentin e vet që lidhë kufirin me Shkup. Për këtë kemi marr zotime që shumë shpejtë do të fillohet të punohet”, u shpreh Lluka.

Ai gjithashtu adresoi problemin që ka Kosova me Serbinë, ku kjo e fundit pengon procesin e integrimit në organizatën europiane të transmisioneve.

“Nga ana tjetër, Serbia vazhdon ta pengoi Kosovën për tu anëtarësuar në organizatën evropiane të transmisioneve, gjë që nuk lejon aktivizimin e transmisionit me Shqipëri, pikë e domosdoshme për tregun e përbashkët energjetik për tërë rajonin dhe gjithashtu

Serbia, nuk e diskuton autostradën nga Nish në kufi me Kosovë, kurse nga ana jonë është e afruar”, tha ministri Lluka.

Po ashtu, Lluka tha se vendet e Ballkanit kanë një sistem fiskal thuajse më të ulëtin në botë, mirëpo që nuk po gjeneron investime dhe vende të reja të punës si shkak i dështimit të krijimit të një tregu të përbashkët dhe lidhjes më të fortë ndrmjet vendeve rajonale.

Ai tha se Kosova po i zbaton të gjitha zotimet që i ka dhënë për shtyrjen përpara procesit të lidhjes me vendet e Ballkanit dhe shpjegoi hollësisht problemet avancimit të lidhjes rajonale. Në aspektin e rrugëve, Kosova ka filluar të investojë autostrada që lidhin Kosovën me Shqipërinë, jemi duke e inauguruar atë me Maqedoninë dhe na kanë mbetur vetëm 20km që ta përfundojmë atë me Serbinë. Gjithashtu, ministri Lluka tha se përpos Shqipërisë asnjë vend tjetër Ballkanik nuk ka treguar shenja serioze për rritje të bashkëpunimit rajonal në këtë aspekt.

Në aspektin hekurudhor, Lluka tregoi se Kosova dy javë më parë ka inauguruar fillimin e rehabilitimit të korridorit 10 e cila lidhë Serbinë me Maqedoninë përmes Kosovës.

“Duke na siguruar se problemet politike nuk do të na ndërhyjnë, kjo hekurudhë do të lejojë prodhuesve dhe bizneseve të transportojnë produktet me kosto shumë të ulët”, shtoi Lluka.

Problemi më i madh i kooperimit të Kosovës me vendet e Ballkanit është energjia. Kosova ka ndërtuar një linjë transmisioni të tensionit të lartë e cila nuk po mund të jetësohet shkaku i Serbisë edhe pse ka marrëveshje për lejimin e një gjëje të tillë.

Gjithashtu, ministri Lluka citoi problemet e interkonektivitetit ndërmjet vendeve rajonale në aspektin e Roaming dhe “Balkan Digital Highway”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...