Qeveria merr vendim për rritjen e pensioneve

Ekonomi

Qeveria merr vendim për rritjen e pensioneve

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 14:34
Qeveria Haradinaj

(E plotësuar) - Qeveria e Kosovës ka marrë sot vendim për rritje të pensioneve bazike, kontribut-dhënëse dhe të parakohshme, të cilat do të merren në mënyrë retroaktive nga janari i këtij viti.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se pensionet bazike do të rriten për 20 për qind, ato kontribut-dhënëse 15 për qind dhe pensionet e parakohshme për Trepçën në vlerë 20 për qind.

Në mbledhjen e sotme, qeveria ka votuar edhe strategjinë për ndryshime klimatike 2019-2021, që adreson faktorët që kufizojnë rritjen ekonomike dhe përmirësimin e standardit të jetës, dhe zhvillimin e ndërmarrjeve shumëdimensionale.

Kabineti qeveritar ka miratuar edhe nismën në lidhje me financimin e projektit “Krijimi i qendrave e-testuese dhe përmirësimin e mëtutjeshëm të shërbimeve të e-arsimit për arsimin para-universitar në Kosovë”, nismën për lidhjen e marrëveshjes me Qeverinë e Japonisë për Projektin për ngritjen e kapaciteteve për menaxhimin e mbeturinave.

Gjithashtu, është aprovuar edhe themelimi i komisionit për kontrollin e tregtisë me mallra strategjike.

Qeveria merr vendim: Rriten pensionet

Qeveria e Kosovës, sapo ka miratuar pikën e rendit të ditës për rritjen e pensioneve.

Sipas aprovimit, pensionet bazike janë rritur për 20% përqind, ato kontributdhënëse për 15 përqind dhe pensionet e Trepçës për 20%.

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka thënë se mjetet do të jepen retroaktiv prej periudhës 1 janar 2019.

Në këtë rritje sipas Ministrit të Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, përfshihen edhe pensionet invalidore dhe ato familjare që bazën e kanë në pensionet e moshës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat