Mehmeti takon përfaqësuesit e KfW: Sistemi financiar shënoi rritje vjetore prej 6.9 %

Ekonomi

Mehmeti takon përfaqësuesit e KfW: Sistemi financiar shënoi rritje vjetore prej 6.9 %

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 11:25
Mehmeti takon përfaqësuesit e KfW: Sistemi financiar shënoi rritje vjetore prej 6.9 %

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka takuar përfaqësuesit e Institutit Kreditor për Rindërtim (Kreditanstalt für Wiederaufbau: KfW) nga Gjermania, të cilët po qëndrojnë në vizitë në Kosovë, njofton komunikata për media nga BQK.

Sipas komunikatës, Mehmeti ka informuar zyrtarët e këtij institucioni për gjendjen në sistemin financiar dhe ka falënderuar përfaqësuesit e KfË-së për përkrahjen e vazhdueshme, që kanë dhënë dhe po japin për zhvillimin e sistemit financiar, përkatësisht në përkrahjen e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK).

“Me këtë rast, Guvernatori Mehmeti ka deklaruar se sektori financiar ka pasur zhvillime pozitive, ku asetet e sistemit financiar kanë shënuar rritje vjetore prej 6.9%, ndërsa kreditimi bankar ka shënuar rritje vjetore prej rreth 11%, normat e interesit në kredi kanë zbritur në 6.3%, ndërsa norma e kredive joperformuese ka shënuar rënie në 2.7%”, theksohet në komunikatë.

Theksohet se Mehmeti informoi përfaqësuesit e KfW-së për aktivitetet e vazhdueshme të BQK-së në avancimin e mëtejmë të kornizës rregullatore të sistemit financiar, sipas standardeve më të mira ndërkombëtare.

Përfaqësuesit e KfW-së, kryesuar nga Markus Aschendorf dhe Thomas Reker falënderuan Mehmetin për bashkëpunimin e vazhdueshëm, si  dhe e njoftuan lidhur me projektet e KfW-së në mbështetje të mëtutjeshme të FKGK-së dhe projekte tjera, si dhe diskutuan për mënyrat e rritjes së mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet KfW-së dhe BQK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat