AKP shpall rezultatet e shitjeve përmes likuidimit numër 44

Ekonomi

AKP shpall rezultatet e shitjeve përmes likuidimit numër 44

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 16:56
AKP shpall rezultatet e shitjeve përmes likuidimit numër 44

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot në ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve numër 44 përmes metodës së likuidimit shpalli çmimet më të larta të ofruara për asetet e ndërmarrjeve shoqërore që ishin në dispozicion për shitje.

Për 93 asete sa ishin në shitje konkurruan 157 ofertues, ndërsa vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte 7 milionë e 535 mijë e 397 euro. 

Dorëzimi i ofertave nga investitorët, hapja e ofertave dhe publikimi i rezultateve u bënë në mënyrë transparente, para përfaqësuesve të mediave, përfaqësuesve të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës së Avokatëve të Kosovës si dhe investitorëve të pranishëm. 

AKP është organ i pavarur i themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe është e shtrirë dhe vepron në të gjithë territorin e vendit. Agjencia ka mandatin dhe autoritetin për shitjen ose bartjen e këtyre ndërmarrjeve dhe/ose aseteve investitorëve private-blerësve, ose likuidimin e tyre, gjithnjë përmes një procesi të hapur, transparent, konkurrues dhe pa vonesa.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat