Lluka paralajmëron shkarkimin e Ejup Osmanit, i cili punësoi katër fëmijët në Telekom

Ekonomi

Lluka paralajmëron shkarkimin e Ejup Osmanit, i cili punësoi katër fëmijët në Telekom

Nga: Z.B Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 18:08
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar për rastin e anëtarit të bordit të Telekomit, Ejup Osmani, i cili i ka punësuar katër familjarë të tij në Telekom, përcjell “Bota sot”.

Lluka ka thënë se nëse është e vërtetë se Osmani ka punësuar brenda një muaji 4 fëmijët e tij në Telekom, ai do të shkarkohet.

Postimi i plotë:

Ne sot kemi kërkuar të vërtetohet kjo informatë dhe nëse del të jetë ashtu, si ministër i linjës do të kërkoj menjëherë shkarkimin e anëtarit të bordit në mbledhjen e ardhshme të qeverisë. Nepotizmi dhe ushtrimi i ndikimit në punësim janë vepra të patolerueshme. Praktika të tilla janë në kundërshtim me ligjin për ndërmarrjet publike dhe ligjin e punës.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat