OECD: Rritja ekonomike botërore regjistrohet në 3,3% në 2019

Ekonomi

OECD: Rritja ekonomike botërore regjistrohet në 3,3% në 2019

Më: 6 mars 2019 Në ora: 12:07
OECD

Rritja e ekonomisë botërore do të arrijë vetëm në 3,3% në 2019 për shkak të tensioneve tregtare dhe pasigurive politike, sipas parashikimit të fundit të publikuar sot nga OECD-ja, e cila sugjeronte për 3,5% në nëntor.

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik shpjegon këtë ngadalësim nga rritja e pasigurive politike, tensioneve të vazhdueshme tregtare dhe një rënie e vazhdueshme e besimit të bizneseve dhe konsumatorëve.

Rritja u rishikua me rënie në pothuajse të gjitha ekonomitë e G20-ës, kryesisht për eurozonës (-0,8 pikë deri në 1%) dhe Britanisë së Madhe (-0,6 pikë) në 0,8%.

OECD-ja theksoi se nëse Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian shkëputen pa marrëveshje, perspektiva do të ishte dukshëm më e errët për Britaninë e Madhe. Produkti i saj i Brendshëm Bruto (PBB) do të regjistronte atëherë një humbje prej 2% gjatë dy viteve të ardhshme, ndikuar nga zbatimi i tarifave doganore të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat