Shahini: Pas taksës 100%, bizneset vendore rritën prodhimin dhe punësimin

Ekonomi

Shahini: Pas taksës 100%, bizneset vendore rritën prodhimin dhe punësimin

Më: 6 mars 2019 Në ora: 15:25
Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), Agim Shahini

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), Agim Shahini, ka thënë se taksa 100 për qind e vendosur nga Qeveria e Kosovës, para më shumë se tre muajve, për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, i ka arritur efektet të bizneset vendore.

Ai ka treguar se ende ka produkte serbe në treg, për shkak se shumë mallra nga Serbia ripaketohen në Maqedoni dhe hyjnë pastaj në Kosovë.

“AKB është institucioni i cili e ka mbështetur taksën 100 për qind dhe këtë e ka kërkuar edhe më herët sepse është e drejtë autonome e secilit vend të vendos taksë. Edhe dy hulumtime të AKB-së kanë treguar se janë rritur prodhimet me mbi 25 për qind. Kjo ka bërë që ekonomia vendore të rris shkëmbimet tregtare. Pra pas vendosjes së taksës 100 për qind, këto shkëmbime vetëm me Shqipërinë janë rritur për herë të parë në mbi 270 milionë euro. Taksa e ka arritur efektin e vet, tashme është koha që të dialogohet dhe të dilet nga kriza”, ka thënë Shahini.

Kryetari i AKB-së, ka kërkuar nga bizneset të cilat merren me tregti dhe ato me shërbime që të fokusohet kah sektori prodhues.

“Në Kosovë ka shumë hapësirë për investime. Prodhuesit kanë kapacitet, jo vetëm për tregun vendor por edhe për eksport. Prandaj, si biznese kemi më shumë nevojë për eksport të produkteve. Qeveria ka bërë disa hapa, për të cilat AKB-ja ka kërkuar që të bëhen politika fiskale për të rritur tregun, por ka ende hapësirë për t’u bërë më shumë për bizneset vendore. Sidomos sektori tregtar dhe shërbyes duhet të kthehet kah sektori i prodhimet”, tha Shahini.

Institucionet e Kosovës duhet të angazhohet, sipas tij, për promovimin e mundësive që ofron Kosova për investitorët e huaj.

Shahini thotë se shumica e investitorëve të huaj vijë marrin informata dhe largohen nga Kosova dhe investojnë në Serbi dhe Maqedoni.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, në këtë intervistë për Emisionin “EKONOMI” ka folur edhe për ekonominë informale dhe për koston e punës në Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat