Shala garanton përkrahje për prodhuesit vendor me qëllim të rritjes së eksportit - Bota Sot
Shala garanton përkrahje për prodhuesit vendor me qëllim të rritjes së eksportit

Ekonomi

Shala garanton përkrahje për prodhuesit vendor me qëllim të rritjes së eksportit

Më: 7 mars 2019 Në ora: 15:35
Shala garanton përkrahje për prodhuesit vendor me qëllim të rritjes së eksportit

Ministri i Tregtisë dhe Industrinë, Endrit Shala ka vizituar fabrikën e prodhimeve të lëngjeve "Frutex", me ç'rast garantoi të gjithë prodhuesit vendor për përkrahje me qëllim të rritjes se eksportit në tregjet e jashtme.

Shala tha se qëllimi i vizitës ishte të shoh nga afër prodhimin që e bënë kjo fabrikë, produktet e të cilës kanë arritur të jenë prezentë në tregun ndërkombëtar.

 Ai ka siguruar se Qeveria e Republikës së Kosovës është në përkrahje të prodhuesve vendor, me qëllim që ata më lehtë të depërtojnë në tregjet e jashtme.

Shala: MTI do të mbështes prodhimet vendore

"Dua të siguroj që përkrahja e ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë ka me qenë e vazhdueshme për prodhimin vendor, edhe në pjesëmarrjen në panaire edhe në subvencione të prodhimit me qëllim që prodhimi jonë të ketë eksportin sa më të lehtë në vendet e huaja", theksoi Shala.

Drejtori i fabrikës së prodhimeve të lëngjeve"Frutex", Shaqir Palushi me këtë rast e ka falënderuar ministrinë Shala për mbështetjen që të jenë ata dhe prodhuesit tjerë vendor nëpër panaire të ndryshme të cila kanë ndikuar që të rritet eksporti i prodhimeve të tyre në tregjet e vendeve të ndryshme.

Duke folur për rezultatet e pjesëmarrjes së tyre në panairet ndërkombëtare, Palushi inkurajoji ministrinë e MTI-së që të vazhdoj përkrahjen për prodhuesit vendor.

 Palushi: pjesëmarrje në panairet ndërkombëtare ka dhënë rezultate të mira

 "Ne sot fillojmë edhe me eksportin si rezultat i prezencës në panair në Kenia, po ashtu rezultat i pjesëmarrjes në panaire të përkrahura nga ministria janë edhe marrëveshja edhe fillimi i eksportit në Irak ku vetëm brenda tre muajve kemi eksportuar në këtë vend rreth 700 mijë njësi produkte tona dhe presim që deri në fund të viti kjo të trefishohet, kurse gjatë këtij muaji po ashtu do të fillojmë të eksportojmë edhe në Libi", ka thënë ai.

 Në këtë vizitë ishte edhe kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj i cili ftoi ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala që të vijë me projekte në këtë komunë.

Muharremaj: Ejani në Suharekë me projekte se do keni sukses

"Kisha pasur dëshirë që një herë në javë ta kemi këtu në Suharekë ministrinë sepse është një komunë interesante dhe besoj që për çdo projekt që keni vini në Suharekë sepse do keni sukses", ka thënë Muharremaj. Kujtojmë që ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala gjatë paradites së sotme u takua edhe me ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë të Maltës, Carmelo Abela me të cilin u dakorduan që shkëmbimet tregtare të rriten sa më shumë në mes Kosovës dhe Maltës. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...