Udhëzimet administrative, bizneset kërcënojnë me protesta dhe bllokada të rrugëve

Ekonomi

Udhëzimet administrative, bizneset kërcënojnë me protesta dhe bllokada të rrugëve

Më: 11 mars 2019 Në ora: 14:05
Foto ilustrim

Me qëllim të prezantimit të aktiviteteve të ndërmarra nga Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) për sektorin Minerar dhe koordinimin për hapat e mëtutjeshëm, OAK organizoi takim të përbashkët me bizneset e këtij sektori.

Hysni Zogaj, drejtori i bordit, theksoi se OAK deri më tani ka organizuar më së shumti takime të përbashkëta.

Disa ndër aktivitetet që OAK ka ndërmarrë me qëllim të shfuqizimit të udhëzimeve administrative dhe ndryshimin e Ligjit për Miniera dhe Minerale që po dëmtojnë këtë sektor janë takimi me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, kërkesa për shfuqizim të udhëzimeve administrative drejtuar kryeministrit Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj, ish-ministrit të Bujqësisë Nenad Rikalo dhe ministrit për Zhvillim Ekonomik Valdrin Lluka dhe të tjera.

OAK ka disa vite që ka kërkuar të shfuqizohet udhëzimi administrativ Nr.10/2010, Neni 4 paragrafi 13.7 dhe paragrafi 13.8 të cilat kufizojnë kontratat e shfrytëzimit të tokave në 5 vite dhe 5 ha, si dhe shfuqizimi i udhëzimit administrativ MA – Nr 12/2005 paragrafi 1.b i nenit 8 që obligon bizneset të paguajnë për shfrytëzim të pyjeve dhe tokës pyjore për destinime tjera, ku vlera e shtimit vjetor të masës drunore për 25 vjet për pyjet cungishte dhe 60 vjet për pyje trungishte pa e shfrytëzuar atë pjesë.

Po ashtu kërkohet edhe shfuqizimi i udhëzimit administrativ  MA-Nr.16/2007 Neni 1 paragrafi 7 që obligon bizneset të paguajnë taksë 0.20€ për vit për ndërtim të përkohshëm, si dhe vendimi për ndalimin e përkohshëm  të ndërrimit të pasurisë së paluajtshme të MBPZHR,  i datës 20/07/2010.

Në fund të këtij takimi të pranishmit u dakorduan që të dorëzojnë edhe një herë peticionin dhe kërkesat te kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministrja e re e Bujqësisë Dijana Zhiviq, duke iu lënë një hapësirë kohore prej 15 ditësh që të bëjnë shfuqizimin e udhëzimeve administrative, në të kundërtën bizneset paralajmërojnë protesta deri në bllokada të rrugëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat