Lladrovci e Lekaj nënshkruajnë marrëveshje infrastrukturore për Drenasin - Bota Sot
Lladrovci e Lekaj nënshkruajnë marrëveshje infrastrukturore për Drenasin

Ekonomi

Lladrovci e Lekaj nënshkruajnë marrëveshje infrastrukturore për Drenasin

Më: 11 mars 2019 Në ora: 17:22
Foto nga takimi

Këto marrëveshje për komunën e Drenasit, arrijnë shifrën e 1. 200.000 euro.

”Sot, me Ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, kam nënshkruar marrëveshje për financimin e tri projekteve tre vjeçare, për komunën tonë, me vlerë 1.200,000 euro dhe presim që ditëve në vijim të nënshkruajm edhe një aneks marrëveshje për financimin e projektit për rrugën Kroni i Mbretit në drejtim të Drenasit në vlerën prej 1.300,000 euro, pa i llogaritur mjetet e ndara edhe për rrugën me katër korsi, Polluzhë-Drenas-Komoran.

Si çdo herë, pjesa e punës tonë do të jetë shembullore, për cilësi, afate dhe realizim, konform marrëveshjeve. Ne nuk do të ndalemi së punuari!”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...