Gashi i njofton qytetarët për investimet strategjike në Komunë

Ekonomi

Gashi i njofton qytetarët për investimet strategjike në Komunë

Më: 11 mars 2019 Në ora: 18:56
Obiliq

Kryetari i Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi së bashku me drejtorë të drejtorive komunale, sot pasdite kanë mbajtur një debat publik me banorë të Obiliqit, ku diskutua për gjendjen buxhetore për investimet komunale dhe investimet kapitale në lokalitete për vitin 2019.

Kryetari Gashi, duke folur për buxhetin komunal tha se buxheti ka pësuar një rritje të jashtëzakonshme, mbi 12 milionë euro, e cila është e mundësuar edhe nga tantiema në kuadër të Ligjit për Obiliqin.

Gashi tha se për shpenzimet kapitale me mjete komunale, janë paraparë 6 milionë e 257 mijë euro, ndërsa me përkrahjen e granteve nga ministritë përkatëse, janë mbi 10 milionë euro. Për paga dhe mëditje mbi 4 milionë euro.

Sipas tij rreth 150 rrugë dhe rrugica do të nderohen në vitin 2019 në vlerë mbi 2 milionë euro. Po ashtu, tregoi se për ndriçimin e rrugëve janë paraparë mjete për këtë vit.

Disa banorë shprehen interesimin e tyre për disa rrugë që nuk janë të planifikuara për ndërtim, ndërsa kryetari Gashi premtoi se do të evidentohen këto kërkesa dhe do të planifikohen për ndërtim. Ndërsa, për ambientin janë jo më pak se 1 milionë e 500 mijë euro. Për shëndetësi janë paraparë 265 mijë euro. Për sektorin e arsimit janë parapa të investohen 683 mijë euro, për kulturë, rini dhe sport mbi 300 mijë euro.

Ramadan Qunaku, banor i kësaj komune, ka kërkuar shtimin e numrit të parqeve dhe ndërtimin e një teatri për Obiliqin. Po ashtu janë në fazën e studimit të fizibilitetit për ngrohje (kohgjenerimin), të ndara për këtë vit për këtë projekt janë mbi 500 mijë euro.

Mirvete Haxholli ka pyetur për strategjinë socio ekonomike, ndërsa kryetari tha se janë duke punuar ekspertët për këtë strategji për 5 vitet e ardhshme që pritet të jetë rreth 35 milionë euro. Është edhe një projekt madhor sipas kryetarit Gashi, për transport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat