Fitore e madhe për gjigandët e IT – s’ka taksa

Ekonomi

Fitore e madhe për gjigandët e IT – s’ka taksa

Më: 12 mars 2019 Në ora: 13:36
Foto ilustrim

Qeveritë e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian hoqën dorë nga planet për vendosjen e "taksës digjitale" nëpër bllokun evropian.

Arsyeja është kundërshtimi i disa vendeve, tha ministri rumun i financave Eugen Teodorovici, vendi i të cilit është kryesues i BE-së.

Ai tha në një takim të ministrave të Financave të BE-së në Bruksel se nuk kishte marrëveshje mbi tatimin mbi të ardhurat e kompanive digjitale pavarësisht disa muaj negociatash, raporton Reuters.

Ministrat, siç shtoi ai, do të përqendrohen në përpjekjet për të arritur një pozitë unike në reformën e taksave digjitale në nivel global.

Sipas propozimit të Komisionit Evropian që nga marsi i vitit të kaluar, vendet e BE do të ngarkonin një tatim prej 3% mbi të ardhurat e kompanive të mëdha digjitale, si Google, Amazon dhe Apple, të cilët janë akuzuar për shmangien e taksave duke kanalizuar fitimet në vendet me tatime të ulëta në BE

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat