Haradinaj: Sektori privat promotor i zhvillimit ekonomik

Ekonomi

Haradinaj: Sektori privat promotor i zhvillimit ekonomik

Më: 14 mars 2019 Në ora: 12:42
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim disa prodhues vendor, me të cilët ka biseduar për punët, sfidat dhe aktivitetet e tyre ekonomike.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim disa prodhues vendor, me të cilët ka biseduar për punët, sfidat dhe aktivitetet e tyre ekonomike.

Gjatë takimit, në të cilin ishin të pranishëm edhe Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, si dhe përfaqësuesi i ZRRE, kryeministri Haradinaj ka thënë se Qeveria e Kosovës, është duke punuar me të gjithë dhe me përkushtim në përmirësimin e legjislacionit i cili do të krijojë mundësi më të mëdha për sektorin privat.

Ndër temat kryesore të takimit ishte furnizimi i rregullt i operatorëve prodhues me energji dhe çmimi i saj.

“Çmimi dhe furnizimi i rregullt me energji, janë çështje e rregullatorit për Energji, por në bazë të kompetencave do të shoh mundësinë e gjetjes së një zgjidhje të kënaqshme për prodhuesit vendorë”, tha kryeministri Haradinaj, duke vlerësuar se sektori privat është promotor i zhvillimit ekonomik të vendit.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e bizneseve kërkuan mbështetjen e Qeverisë në ofrimin e kushteve më të mira për zhvillimin e afarizmit të tyre, përfshi politikat më të guximshme në sektorin e tregut energjetik.

Vizitat në biznese dhe takimet me përfaqësuesit e bizneseve, kryeministri Haradinaj është duke i zhvilluar në kuadër të vitit ekonomik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat