“Nuk është rastësi shkatërrimi i PTK-së, pyeteni Besim Beqajn” - Bota Sot
“Nuk është rastësi shkatërrimi i PTK-së, pyeteni Besim Beqajn”

Ekonomi

“Nuk është rastësi shkatërrimi i PTK-së, pyeteni Besim Beqajn”

Nga: A.ZH Më: 14 mars 2019 Në ora: 22:40
Besim Beqaj

Opinionisti Islam Fejzullahu, ka komentuar në lidhje me shkatërrimin e Postës dhe Telekomin e Kosovës.

Ai në një shkrim të dërguar në “Bota sot”, ka thënë se për shkatërrimin dhe plaçiktjen e PTK-së, duhet pyetur ish-ministri i Hashim Thaçit, Besim Beqaj.

Sipas tij, çdo gjë ka filluar kur Beqaj ishte ministër i Financave.

Reagimi i plotë:

Në mandatin e qeverisë Thaçi 1-2 kur ministër i Financave ishte Besim Beqaj ndodhi atë kohë ndarja dhe nga atëherë filloi shkatërrimi dhe plaçkitja e PTK (Posttelekomi i Kosovës)!

Sot kur gjithçka e ka marrë tatëpjetën ne atë institucion me punësime dhe stërngarkime të punësuarish kryesisht të familjarëve dhe politikanëve deri edhe tek militantët partiak, sa ka ardh koha që ose duhet ta falimentojnë sikur vepruan më shumë organizata tjera fitimprurëse dhe me e privatizuar per xhepat e tyre ose të ndodhë ndonjë revolucion brenda për brenda kësaj organizate?

Sot nuk e kuptoj përse vajtohet për punësime të pa skurpullta që bëjnë, por të dilet me tezë konkrete si të veprohet për t’ia kthyer dinjitetin kësaj organizate, por momentalisht është stuhi dhe kot për fliten me emra kur ata janë të paktë që apostrofohen për një pagë që e marrin kur kihen parasysh milionat e përvetësuar atë kohë të ndarjes nga ish ministri i atëhershëm Beqaj me një lloj klauzole: objektet i takojnë postës, ndërsa telekomi do jetë qeragji në ato objekte!

Tani përfundimisht populli i stërlodhur me këto situata dhe veprime të politikës ditore numërojnë personalitete ngase janë ngopur me afera e korrupsion.

Do ishte në rregull sikur Besim Beqaj të tregojë me çfarë strategjie veproi aso kohe në atë formë që ndau këtë institucion apo se i duhej buxhet për parti edhe për veten e vet që tani familja e tij po ndërton lagje të tëra në qytetin e Pejës, apo që aso kohe përgatitej një lloj falimentimi i ngadalshëm sepse atëherë ishte edhe Alkateli Francez partner e nuk të veprohej menjëherë sikur sot!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...