Mushkolaj i përmend Haradinajt punësimet e anëtarëve të AAK-së në PTK, ja si përgjigjet ky

Ekonomi

Mushkolaj i përmend Haradinajt punësimet e anëtarëve të AAK-së në PTK, ja si përgjigjet ky

Më: 14 mars 2019 Në ora: 22:52
Ramush Haradinaj dhe Imer Mushkolaj

Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur për punësimet e fundit që janë bërë në Telekomin e Kosovës.

Haradinaj, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se gjendja e Telekomit nuk është më e keqe se që e ka gjetur Qeveria e drejtuar nga ai.

“E kam qet në gjendjen çfarë është Telekomi. Kemi ndërmarrë disa veprime që ka gjasa reale që kompania të kthehet në kualitetin e vet dhe të jetë kompaktibil për treg”, tha ai.

Kryetari i AAK-së ka thënë se punësimet e anëtarëve të kësaj partie në PTK mund edhe të ndërlidhen me atë se deri më tani këta persona janë “persekutuar” nga subjektet tjera qeverisëse që kanë qenë para tij.

“Ka punësime në PTK, por disa njerëz të zotë të partive kur s’kanë qenë në pushtet nuk kanë ardhur në shprehje. Shembull njerëzve të Aleancës nuk u ka ardhur kurrë mundësia. E kanë ditur që janë të Aleancës u kanë thënë ik tutje…”

Haradinaj ka thënë se njerëzit e AAK-së janë shumë të pakënaqur me te, pasi çdo ditë po i ankohen se nuk po u gjen vende të punës.

“Ata mendojnë se unë po merrem me tema të mëdha nacionale dhe nuk jam duke i përkrahë njerëzit që kanë “ngajtë” e kanë vuajtur për AAK-në”, tha ndër të tjera Ramush Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat