Punëtorët e Trepçës, pa paga

Ekonomi

Punëtorët e Trepçës, pa paga

Më: 17 mars 2019 Në ora: 22:36
Foto ilustruese

Ani pse ka përfunduar gjysma e muajit mars, Fejnullah Maloku nuk e ka marrë pagën për muajin shkurt.

Maloku që është punëtor në departamentin e pasurimit në kuadër të ndërmarrjes Trepça thotë se pa paga janë edhe kolegët e tij.

E shkak i kësaj vonese sipas tij është një procedurë administrative.

Në menaxhmentin e kësaj ndërmarrje tregojnë se pos prodhimit të ulët gjatë muajve të dimrit, ka edhe një arsye për mos pagesa.

Një arsye tjetër është edhe greva e janarit e punëtorëve të Trepçës që direkt ka ndikuar në uljen e prodhimit.

E ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka konfirmon se ndryshimi i Ligjit dhe Statutit të Trepçës është shoqëruar edhe me ndryshime administrative.

Statuti i ri dhe Ligji për Trepçën janë miratuar në Kuvendin e Kosovës në muajin shkurt.

Ndërmarrja publike “Trepça” është shndërruar në shoqëri aksionare.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat