Matoshi: Të bëhet sa më shpejtë ndërrimi i filtrave në Kosovën B - Bota Sot
Matoshi: Të bëhet sa më shpejtë ndërrimi i filtrave në Kosovën B

Ekonomi

Matoshi: Të bëhet sa më shpejtë ndërrimi i filtrave në Kosovën B

Më: 21 mars 2019 Në ora: 16:44
Fatmir Matoshi sot ka vizituar Termocentralin Kosova B

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi sot ka vizituar Termocentralin Kosova B, me ç 'rast është takuar me drejtorin e KEK-ut, Njazi Thaçi, me të cilin kanë diskutuar për projektet që kanë për qëllim mbrojtjen e mjedisit dhe reduktimin e ndotjes se ajrit nga termocentralet.

Me këtë rast ministri Matoshi tha se MMPH-ja mirëpret dhe mbështet  projektin për ndërrimin e filtrave në Termocentralin Kosova B,  i cili projekt financohet nga Bashkimi Evropian në vlerë prej 78 milion euro.

“Me drejtorin ishim në një takim të përbashkët për të diskutuar për angazhimet tona të përbashkëta për ruajtjen e mjedisit në vendin tonë. I sqaruam disa detaje të angazhimeve tona të përbashkëta, Po ashtu sqaruam edhe ndërrimin e filtrave të Kosovës B,  që nuk janë ndërruar asnjëherë deri më sot. Unë e përgëzoj KEK-un dhe gjithë ata që punuan që ky investim 78 milion euro të vijë në vendin tonë”, tha ministri Matoshi duke shtuar më pas se KEK-u ka arritur t’i siguroj edhe 20 milion euro për projektin që i paraprin ndërrimit të filtrave të Kosovës B.

“ Ashtu siç tha drejtori të gjitha projektet tashmë janë të shpallura në tender dhe kontrata të nënshkruhet në fillim të vjeshtës së këtij viti që do ju mundësojnë BE-së fillimin  e projektit prej 78 milion euro. MMPH do të jetë në mbështetje të KEK-ut, BE dhe gjithë të tjerëve të involvuar në këtë proces që filtrat e ri të  vendosen sa më shpejt në Kosovën B”, u shpreh Matoshi.

Gjatë këtij takimi, ministri Matoshi dhe drejtori Thaçi kanë diskutuar edhe për ndërtimin e magazinave për deponimin e materialeve të rrezikshme, projekt ky i cili lidhet me dekomisionimin e Kosovës A si dhe projektet mjedisore sidomos në zonën e Obiliqit dhe përreth.

Nga ana tjetër, drejtori i KEK-ut, Njazi Thaçi tha se kjo korporatë përveç projektit për ndërrimin e filtrave, ka synim edhe një projekt tjetër që ka të bëjë me energji të pastër, apo alternative.

“Patëm një takim për të arriturat e KEK-ut sidomos në theks të veçantë Termocentralin B në ndërtimin e filtrave qe është një projekt i financuar nga zyra e BE-së, 78 milionë ndërsa KEK-u ka obligim 20 milionë. Ne si KEK jemi në fazën e projektit të prodhimit të energjisë solare dhe shumë shpejtë do të fillojmë me implementim”, tha Thaçi.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...