Në prill përzgjedhja e ndërtuesit të Kosova e Re - Bota Sot
Në prill përzgjedhja e ndërtuesit të Kosova e Re

Ekonomi

Në prill përzgjedhja e ndërtuesit të Kosova e Re

Më: 26 mars 2019 Në ora: 15:16
Foto ilustrim

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka dhënë informata në lidhje me çështjen e investimeve të Contour Global për realizimin e projektit të ndërtimit të termocentralit Kosova e Re.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës është duke vazhduar përmbushjen e obligimeve të marra, dhe se shumë shpejt do të bëhet përzgjedhja e kompanisë ndërtuese.

“Qeveria e Kosovës është duke vazhduar përmbushjen e obligimeve të marra. Sipas marrëveshjes tashmë kemi përmbushur pjesën më te madh të obligimeve. Bashkë me investitorët jemi në fazën e vlerësimit të ofertave për përzgjedhjen e kompanisë...Faza e parë tashmë është përmbyllur dhe në fund të marsit do ta pranojmë një raport të detajuar. Po ashtu brenda muajit prill do të bëhet edhe përzgjedhja e ndërtuesit të Kosova e Re", tha Lluka në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...