Shala bashkë me Tahirin, përuruan nisjen e punimeve në zonën ekonomike në Lumadh të Vushtrrisë

Ekonomi

Shala bashkë me Tahirin, përuruan nisjen e punimeve në zonën ekonomike në Lumadh të Vushtrrisë

Nga: A.SH Më: 29 mars 2019 Në ora: 14:18
Endrit Shala

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala, së bashku me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri përuruan nisjen e punimeve në zonën ekonomike në Lumadh të Vushtrrisë.

Ministri Shala në një postim në facebook ka shkruar se, ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të investojë 1.3 milionë euro në këtë projekt, iu krijuar kushte përmes hapësirave të mjaftueshme fizike dhe lehtësirave konkrete synojmë rritjen e prodhimit vendor, hapjen e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Postimi i plotë:

Bashkë me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri përuruam nisjen e punimeve në zonën ekonomike në Lumadh të Vushtrrisë. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të investojë 1.3 milionë euro në këtë projekt. Ne po vazhdojmë të punojmë në dy segmente, në përmirësimin e infrastrukturës ligjore dhe po bëjmë hulumtime konkrete për të sjell kompani të mëdha që ta investojnë kapitalin e tyre në Kosovë, duke dërguar ofertat tona. Po ashtu po krijojmë kushte fizike për bizneset vendore dhe ndërkombëtare në mënyrë që aktivitetet e tyre t’i kenë sa më të lehta dhe në kushte sa më të mira. Duke iu krijuar kushte përmes hapësirave të mjaftueshme fizike dhe lehtësirave konkrete synojmë rritjen e prodhimit vendor, hapjen e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin ekonomik të vendit. E.SH

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat