Hapet panairi i Punës edhe në Ferizaj, në bashkëpunim me GIZ-in gjerman

Ekonomi

Hapet panairi i Punës edhe në Ferizaj, në bashkëpunim me GIZ-in gjerman

Nga: A.SH Më: 30 mars 2019 Në ora: 17:41
Skender Reçica
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka bërë të ditur përmes facebook se, është hapur Panairi i Punës edhe në Ferizaj në bashkëpunim me GIZ-in gjerman.

Ai iu bënë thirrje bizneseve që të vizitojnë panairin për të gjetur fuqinë punëtore që u nevojitet si dhe punëkërkuesve që të vijnë e ti prezantojnë shkathtësitë e tyre dhe të përfitojnë nga mundësia për tu bërë pjesë e tregut të punës, përcjellë “Bota Sot”.

Postimi i plotë:

Hapëm sot Panairin e Punës edhe në Ferizaj, në bashkëpunim me GIZ-in gjerman. U bëra thirrje bizneseve që të vizitojnë panairin për të gjetur fuqinë punëtore që u nevojitet si dhe punëkërkuesve që të vijnë e ti prezantojnë shkathtësitë e tyre dhe të përfitojnë nga mundësia për tu bërë pjesë e tregut të punës.

U bëjë thirrje gjithashtu, sidomos të rinjve dhe grave që të vizitojnë Zyrat e Punësimit për të përfituar nga mundësitë në kuadër të Masave Aktive të Tregut të Punës si dhe Qendrat e Aftësimit Profesional që të aftësohen në një mori profilesh që ofrohen aty.

Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat