Ministria e Tregtisë Zonën Ekonomike në Lipjan me 500 mijë euro

Ekonomi

Ministria e Tregtisë Zonën Ekonomike në Lipjan me 500 mijë euro

Më: 1 prill 2019 Në ora: 14:44
Foto nga takimi

Dikasteri që drejton ka paraparë këto mjete për këtë fazë të ndërtimit të Zonës Ekonomike në Lipjan, ndërsa Komuna e Lipjanit ka participuar me një shumë simbolike prej 50 mijë eurosh, njofton MTI.

Ministri Shala theksoi se mundëson bashkëfinancimin e zonës ekonomike të Lipjanit duke kryer procedurat e ndërtimit.

“MTI është zotuar se do të nisë të gjitha procedurat për ndërtimin e infrastrukturës në këtë zonë ekonomike që të jetë funksionale për bizneset të cilat do të akomodohen në këtë zonë dhe që do të ndihmojnë zhvillimin ekonomik të vendit”, ka thënë Shala.

Ai po ashtu u shpreh se ministria të cilën e drejton është e përkushtuar në dy fusha për përkrahjen e bizneseve.

“Në krijimin e infrastrukturës ligjore dhe përmirësim të kushteve të të bërit biznes në Kosovë, si dhe në përmirësimin e kushteve fizike apo infrastrukturës që bizneset ta kenë më të lehtë operimin dhe funksionimin”.

Kjo zonë ekonomike parashihet të kushtojë 2.8 milionë euro, ku deri më tani janë financuar mbi 1 milion euro dhe besojmë që ky përkushtim do të vazhdojë të funksionalizohet në tërësi në këtë zonë.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti theksoi se e rëndësishme është vazhdimi i ndërtimit të zonës ekonomike,  e cila do të krijojë mundësi të reja për zhvillimin e afarizmit në këtë komunë.

“E rëndësishme është që po vazhdohet ndërtimi i Zonës Ekonomike, që do të krijojnë mundësi të reja për ta zhvilluar afarizmin. E falënderoj shumë ministrin Shala që ka mundësuar financimin e kësaj zone ekonomike”, ka thënë ai.
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat