Shala: MTI vazhdon të përkrah sektorin privat

Ekonomi

Shala: MTI vazhdon të përkrah sektorin privat

Nga: A.SH Më: 1 prill 2019 Në ora: 16:23
Endrit Shala dhe Imri Ahmeti

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, sot nënshkroi memorandum bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së Lipjanit z.Imri Ahmeti, për financimin e Zonës Ekonomike në Lipjan në vlerë prej 500 mijë Euro, përcjellë “Bota Sot”.

Ai përmes facebook, shkruan se, MTI mbetet e përkushtuar në përkrahjen e zhvillimit të kësaj Zone dhe zotohet se do të vazhdojë të gjitha procedurat për ndërtimin e infrastrukturës dhe funksionalizimin e plotë të saj, duke ndikuar në nxitjen dhe inkurajimin e investimeve në Kosovë, hapjen e vendeve të reja të punës, rritjen e konkurrencës si dhe zgjerimin e bashkëpunimit në mes të sektorit privat.

Postimi i plotë:

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë vazhdon me përkrahjen e sektorit privat, dhe në këtë kuadër sot nënshkruam memorandum bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së Lipjanit z.Imri Ahmeti, për financimin e Zonës Ekonomike në Lipjan në vlerë prej 500 mijë Euro. Ndërtimi i kësaj zone do të ketë ndikim të jashtëzakonshëm në zhvillimin e bizneseve, sepse shtrihet në një vend strategjik duke mundësuar qasje dhe operim më të lehtë të tyre. Vlera e investimeve për jetësimin e Zonës Ekonomike në Lipjan parashihet të jetë 2.8 milionë euro, dhe deri më tani MTI ka financuar mbi 1 milion euro. MTI mbetet e përkushtuar në përkrahjen e zhvillimit të kësaj Zone dhe zotohet se do të vazhdojë të gjitha procedurat për ndërtimin e infrastrukturës dhe funksionalizimin e plotë të saj, duke ndikuar në nxitjen dhe inkurajimin e investimeve në Kosovë, hapjen e vendeve të reja të punës, rritjen e konkurrencës si dhe zgjerimin e bashkëpunimit në mes të sektorit privat.

Image

 

Image

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat