Haradinaj komenton raportin e Bankës Botërore për humbje të vendeve të punës

Ekonomi

Haradinaj komenton raportin e Bankës Botërore për humbje të vendeve të punës

Më: 2 prill 2019 Në ora: 15:15
Qeveria e Kosovës

Kryeministri Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë tha se pas zgjedhjeve në Parlamentin Evropian pret që Bashkimi Evropian të rritë bashkëpunimin me Kosovën.

Haradinaj tha se Kosova ka mjaft sfida nga Serbia.

Haradinaj duke komentuar të dhënat e publikuara nga banka Botërore, thotë se nuk janë humbur vende të punës, por janë shtuar në Kosovë.

“Me bankën Botërore kemi disa shpërputhje, por shpresojmë në arritjen e marrëveshjeve për projekte të ndryshme”, tha Haradinaj.

Pas mbledhjes së Qeverisë, u tha se mbyllja e kazinove krijon mbylljen e shumë vendeve të punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat