Shala vizitë në kompaninë e mishit “Meka”

Ekonomi

Shala vizitë në kompaninë e mishit “Meka”

Nga: A.SH Më: 2 prill 2019 Në ora: 15:26
Endrit Shala dhe Burim Piraj

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, sot ka vizituar kompaninë e përpunimit të mishit “Meka” së bashku me zëvendësministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Mevludin Krasniqi , përcjellë “Bota Sot”.

Ai pëmes facebook ka shkruar se, është kënaqësi kur i sheh prodhuesit vendorë që janë duke krijuar produkte konkurruese edhe për tregjet e huaja. Poashtu pronarin e kompanisë e informoi se MTI dhe Banka Botërore kanë filluar një skemë të re për t’iu dalë në ndihmë bizneseve vendore në certifikimin e produkteve për t’i eksportuar në vendet e BE-së .

Postimi i plotë:

Kënaqësi kur i sheh prodhuesit vendorë që janë duke krijuar produkte konkurruese edhe për tregjet e huaja. Sot isha për vizitë në Komunën e Dragashit bashkë me zëvendësministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Mevludin Krasniqi në kompaninë e përpunimit të mishit “Meka”, që prodhon pashteta, sallamë dhe suxhuk shumë kualitativ.
Pronarin e kompanisë “Meka”, e informova se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë me Bankën Botërore kanë filluar një skemë të re për t’iu dalë në ndihmë bizneseve vendore në certifikimin e produkteve për t’i eksportuar në vendet e BE-së . Po ashtu vizitova edhe kompaninë “Hit Flores” që grumbullon fruta mali dhe i eksporton në tregjet e huaja. Kompanitë si “Meka” dhe “Hit Flores” po ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit, hapjen e vendeve të reja të punës, si dhe përmirësimin e bilancit tregtar të Kosovës, gjë që po i inkurajon të bëjnë investime të reja dhe t’i zgjerojnë kapacitetet prodhuese. E.SH.

Image
Image
Image
Image
Image

 

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat