Fondit të AKP-së i shtohen edhe 10.5 milionë euro nga likuidimi

Ekonomi

Fondit të AKP-së i shtohen edhe 10.5 milionë euro nga likuidimi

Më: 3 prill 2019 Në ora: 16:28
AKP

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot në ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve numër 45 përmes metodës së likuidimit shpalli çmimet më të larta të ofruara për asetet e ndërmarrjeve shoqërore që ishin në dispozicion për shitje.

Oferta më e lartë ishte në vlerë prej 3 milionë e 222 mijë e 222 euro për Njësinë L96 në rajonin e Prishtinës.

Për 94 asete sa ishin në shitje konkurruan 148 ofertues, ndërsa vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte 10 milionë e 567 mijë e 135 euro.

Dorëzimi i ofertave nga investitorët, hapja e ofertave dhe publikimi i rezultateve u bënë në mënyrë transparente, para përfaqësuesve të mediave, përfaqësuesve të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës së Avokatëve të Kosovës si dhe investitorëve të pranishëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat