Shënon rritje Bruto Produkti Vendor

Ekonomi

Shënon rritje Bruto Produkti Vendor

Më: 4 prill 2019 Në ora: 14:24
Foto ilustrim

Agjencia e Statistikave te Kosovës (ASK) ka publikuar “Bruto Produktin Vendor” (BPV) për tremujorin e katërt 2018, sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve me çmime aktuale dhe konstante.

BPV në TM4 të vitit 2018 shënon rritje reale për 3.8% në krahasim me TM4 të vitit 2017.

Rritja reale e BPV-së sipas aktiviteteve ekonomike është si vijon: aktivitetet financiare dhe të sigurimit 32.2%, furnizimi me energji elektrike, ujë dhe trajtimi i mbeturinave 11.2%, ndërtimtaria 6.5%, tregtia me shumicë dhe pakicë 6.1%, industria përpunuese 5%, hotelet dhe restorantet me 4.8% etj.

Ndërsa, rënie reale kishte në të dhënat e industrisë nxjerrëse me 15.3% dhe administrimit publik 0.1%.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, BPV sipas qasjes së shpenzimeve shënoi rritje në formimin e bruto kapitalit me 9.2%, eksportin e mallrave dhe shërbimeve 7.2%, importin e mallrave dhe shërbimeve 4.4%, shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake dhe institucionet jo përfituese në shërbim të ekonomive shtëpiake 2.3%, shpenzimet e konsumit final të Qeverisë 1.1%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat