OAK: Edhe një mundësi zhvillimi për bizneset e Kosovës

Ekonomi

OAK: Edhe një mundësi zhvillimi për bizneset e Kosovës

Më: 9 prill 2019 Në ora: 13:16
Foto

Rritja e mundësive të zhvillimit të bizneseve anëtare të Odës së Afarizmit të Kosovës ishte arsyeja e takimit me përfaqësueset e South Central Ventures, Tatjana Zabasu dhe Ivana Stankovic, njofton OAK përmes një komunikate për media.

Anëtarët e bordit të OAK-së prezentuan arsyet e themelimit të odës si dhe punët e vazhdueshme për krijimin e një klime më të mirë të bërit biznes.

Ata kanë theksuar që Kosova ka nevojë për investitorë që ndihmojnë në zhvillimin e bizneseve aktuale si dhe rritjen e punësimit.

Theksohet se takimi me South Central Ventures është fokusuar për informim dhe ndihmë të bizneseve anëtare.

Përfaqësueset e South Central Ventures prezentuan fondin që funksionon që nga viti 2015 dhe ka në dispozicion rreth 40 milionë euro për investime.

“Fokus kanë investimin në bizneset e sektorit të teknologjisë që kanë ideja inovative dhe potencial të depërtojnë jashtë vendit. Përveç këtyre investojnë edhe në rritjen e punësimit si dhe zhvillimin e bizneseve përmes teknologjive përkatëse”, thekson OAK në komunikatë.

Gjithashtu, përfaqësueset e ENIF Funds përgëzuan odën për misionin që ka dhe iniciativa për gjetjen e mundësive të reja për zhvillimin e bizneseve.

Oda e Afarizmit të Kosovës u përfaqësua nga kryetari i bordit Skënder Krasniqi, nënkryetari i bordit Arsim Selmonmusaj, Sekretari i bordit Diamant Elshani, anëtari i bordit Hasan Gigollaj, koordinatorja Qëndresa Ibrahimi, zyrtaret Mirjeta Shala, Rreze Cana dhe Vanesa Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat