FMN serish ‘shkurton’ rritjen e ekonomisë botërore – do të arrijë 3.3% për 2019

Ekonomi

FMN serish ‘shkurton’ rritjen e ekonomisë botërore – do të arrijë 3.3% për 2019

Më: 9 prill 2019 Në ora: 18:00
Foto ilustrim

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka reduktuar përsëri parashikimin për rritjen e ekonomisë globale për 2019 për shkak të rritjes së tensioneve tregtare dhe shtrëngimit të politikës monetare në SHBA.

Ekonomia botërore do të rritet me një normë prej 3.3 për qind këtë vit, nga 3.5 për qind në janar, sipas raportit më të fundit të FMN-së mbi opinionin ekonomik botëror të publikuar në faqen zyrtare të këtij kreditori.

Megjithatë, parashikimi i rritjes për vitin 2020 është mbajtur në 3.6 për qind, transmeton KosovaPress.

Ekonomistët e FMN-së gjithashtu kanë ulur parashikimin e rritjes ekonomike të SHBA këtë vit në 2.3 për qind, krahasuar me rritjen e vitit të kaluar prej 2.9 për qind.

Sipas raportit, eurozona do të ketë rritje prej 1.3 për qind, e cila përsëri është më e ulët se rritja prej 1.8 për qind e vitit të kaluar.

GDP-ja e Japonisë, sipas vlerësimeve, do të rritet me 1 për qind, që është më shumë se 0.8 për qind nga 2018, por pak më e ulët se vlerësimi i mëparshëm i FMN-së.

Për ekonominë kineze, kreditori ndërkombëtar parashikon ritmin e rritjes këtë vit prej 6.3 për qind, që është më e ulët se 6.6 për qind sa ishte në 2018, por më shumë se rritja prej 6.2 për qind në parashikimin e rritjes ekonomike të ekonomisë kineze.

FMN pret që tregtia globale të ngadalësohet në 3.4 për qind këtë vit, një ngadalësim drastik në lidhje me një rritje prej 4 për qind që pritej në janar dhe në krahasim me rritjen prej 3.8 për qind sa ishte vitin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat