Hoti: Autostrada e Dukagjinit dëmton tokat bujqësore në Rahovec

Ekonomi

Hoti: Autostrada e Dukagjinit dëmton tokat bujqësore në Rahovec

Më: 9 prill 2019 Në ora: 18:16
Avdullah Hoti, ka takuar një përfaqësi të qytetarëve të Rahovecit, që po e kundërshtojnë trasenë e autostradës së Dukagjinit.

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka takuar një përfaqësi të qytetarëve të Rahovecit, që po e kundërshtojnë trasenë e autostradës së Dukagjinit.

Sipas Hoti, kundërshtimi i tyre bazohet në faktin se me trasenë e paraparë përgjatë Drinit të Bardhë, qasja në autostradë për shumicën e vendbanimeve të Rahovecit do të jetë 25 deri 30 kilometra.

“Kjo trase i dëmton tokat bujqësore të klasit të parë, e dëmton rrjedhën e natyrshme të Drinit të Bardhë dhe e bllokon qasjen e banorëve në këtë lum, që është burim i jetës për rrafshin e Dukagjinit. Po ashtu, kjo trase llogaritet të jetë rreth 60 milion euro më e shtrenjtë”, deklaroi Hoti.

Deputeti i LDK-së tha se propozimi i qytetarëve është që të ndiqet varianti i trasesë afër fshatit Gexhë, pastaj afër fshatit Sopniq, në mes të Fortesës dhe Bërnjakës, dhe kodrave përgjatë fshatrave Celinë, Krushë e Madhe, Krushë e Vogël, Piranë, Landovicë dhe lidhet me autostradën për Shqipëri në nyjën në veri të Prizrenit.

“Kjo autostradë sigurisht se e lehtëson qarkullimin e komunikacionit, por ky regjion ka prioritet zgjerimin e sistemit të ujitjes të tokave bujqësore nga Radoniqi. Studimi i fizibilitetit për zgjerimin e këtij sistemi duhet të jetë i kryer tanimë”, vijoi Hoti.

Ai shtoi se prioritet është edhe impianti i ujërave të zeza sepse lumenjtë në këtë regjion janë shndërruar në rrjedha të ujërave të zeza, duke e dëmtuar bujqësinë dhe degraduar ambientin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat