OAK: Riinegocimi i CEFTA-s do të shmangte problemet me ndërkombëtarët

Ekonomi

OAK: Riinegocimi i CEFTA-s do të shmangte problemet me ndërkombëtarët

Më: 10 prill 2019 Në ora: 10:36
Pamje nga takimi

Impaki i taksës 100 % me Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën dhe klima e të bërit biznes ishin ndër çështjet kryesore të diskutimit në takimin e përfaqësuesve të OAK-së me Liburn Aliun, deputet i Kuvendit të Kosovës.

Sipas komunikatës për media nga OAK, Aliu përgëzoi odën për punën e bërë deri më tani dhe shtoi që kërkon të informohet për qëndrimin e OAK-së lidhur me ndikimin e taksës 100% në bizneset dhe ekonominë e vendit.

Kryetari i bordit Skënder Krasniqi tha që OAK është pro taksës, mirëpo tash e sa vite ka dhënë një alternativë e cila do të evitonte taksën dhe do bënte që Kosova të mos ketë probleme me ndërkombëtarët.

“Ri-negociimi i marrëveshjes së CEFTA-së dhe hyrja e Kosovës në CEFTA si shtet konsiderohet i domosdoshëm, sepse pjesë e saj jemi si UNMIK gjë e cila shkel Kushtetutën e Kosovës”,  shtoi Krasniqi. 

Nënkryetari Arsim Selmonmusaj theksoi që ri-negociimi i CEFTA-së do t'i vendoste vendet e rajonit para dy alternativave: të na pranojnë si Republikë e Kosovës ose në të kundërt do t'i vendosin vetes barriera me ne, situatë e cila do të krijonte pikë pozitive për Kosovën tek ndërkombëtarët.

Sekretari i bordit Diamant Elshani shtoi që momentalisht komunikimi ndërmjet institucioneve dhe bizneseve është në minimum dhe se ligjet ekzistuese po i largojnë invesitorët e huaj pasiqë shpeshherë janë edhe në kundërshtim me njëri-tjetrin. 

Anëtari i bordit Hasan Gigollaj u fokusua tek oferta e varfër që Kosova ka për investitorët e huaj, e cila bënë që ata të mos ndalen në Kosovë por të kalojnë në shtetet e rajonit. 

Aliu shtoi që këtë takim e konsideroi frytdhënës në mënyrë që të marrë imputet drejtpërdrejtë nga bizneset dhe të lobojë në shqyerjen përpara të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat