Çmimet e konsumit, shënon ngritje inflacioni

Ekonomi

Çmimet e konsumit, shënon ngritje inflacioni

Më: 11 prill 2019 Në ora: 12:49
Foto ilustrim

Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.1% në muajin mars 2019, ka bërë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Sipas “Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin mars 2019, indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0,1% krahasuar me shkurtin 2019.

Kjo shpjegohet me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra 0.5%; pemë 2.2%; perime 3.2%; përdorim i pajisjeve për transportin personal 2.1%, ngritja e çmimit të naftës dhe benzinës me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.4 për qind në IHÇK.

Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: qumësht, djathë dhe vezë me 1.5%; ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet 1.4%; energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera 1.7% - rënia e çmimit të drunjve të zjarrit për ngrohje me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.3% në IHÇK.

Ndërkaq, shkalla vjetore e inflacionit, e matur në muajin mars 2019, me muajin mars 2018 ishte 3.3%.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 3.3% në muajin mars 2019, krahasuar me muajin mars 2018, si pasojë e ngritjes së çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (11.6%); mish (3.7%); qumësht, djathë dhe vezë (4.2%), etj.

Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: pemë (-10.3%); energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (-2.3%) - (rënia e çmimit të drunjve të zjarrit për ngrohje); shërbime për transport (-5.4%) - (rënia e çmimeve të biletave të transportit ajror), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.3%) në IHÇK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat