Ministri Shala nis marrëveshjen për investime me shtetin e Katarit - Bota Sot
Ministri Shala nis marrëveshjen për investime me shtetin e Katarit

Ekonomi

Ministri Shala nis marrëveshjen për investime me shtetin e Katarit

Më: 11 prill 2019 Në ora: 15:30
Endrit Shala

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, sot i ka propozuar Qeverisë së Kosovës aprovimin e nismës së Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për negocim dhe përgatitjen e një marrëveshje në mes shtetit të Kosovës dhe të Katarit për promovimin dhe mbrojtjen reciproke të investimeve.

Ai ka theksuar se qëllimi i kësaj marrëveshje është thellimi i bashkëpunimin ekonomik  ndërmjet dy shteteve.

“Me qëllim të nxitjes dhe krijimit të kushteve të favorshme për promovimin dhe mbrojtjen e investimeve ku secila palë kontraktuese promovon dhe inkurajon brenda territorit të saj investime nga investitorët e palës tjetër kontraktuese dhe në të njëjtën mënyrë do të pranojë këto investime në territorin e saj në përputhje me ligjet dhe rregullat e saj”, tha Shala.

Sipas tij, kjo marrëveshje do të kontribuojë në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Katarit, që do të ndikojë në rritjen e bashkëpunimit reciprok dhe do t’u japë investitorëve të dy vendeve siguri dhe garanci se investimet e tyre do të mbrohen sipas ligjit.

“Investimet reciproke do t’i ndihmojnë ekonomitë e dy vendeve, veçanërisht Kosovën, e cila tashmë është në rrugën e zhvillimit të gjithanshëm”, tha ministri Shala.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...