Nënshkruhet memorandumi për zhvillimin e infrastrukturës në bujqësi

Ekonomi

Nënshkruhet memorandumi për zhvillimin e infrastrukturës në bujqësi

Më: 16 prill 2019 Në ora: 18:21
Pamje nga takimi

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar sot marrëveshje mirëkuptimi me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal për Programin për zhvillim rajonal për projekte të investimeve kapitale.

Haziri me këtë rast ka falënderuar për përkrahjen ministrin e MZHR-së, Rasim Demiri, duke u zotuar se do ta realizojë projektin me përkushtim, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.

Ndërsa, ministri Demiri uroi suksese në zbatimin e projektit të përbashkët zhvillimi i infrastrukturës për bujqësi në Komunën e Gjilanit përmes ndërtimit të tregut të kafshëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat