Shala: Kroacia së shpejti do të nis investimin në Kosovë - Bota Sot
Shala: Kroacia së shpejti do të nis investimin në Kosovë

Ekonomi

Shala: Kroacia së shpejti do të nis investimin në Kosovë

Nga: A.SH Më: 17 prill 2019 Në ora: 15:05
Endrit Shala dhe Igor Sustiç

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, përmes një postimi në facebook ka konfirmuar se, nga qëndrimin i vizitës në Kroaci, lajmi i mirë është se investitori kroat z.Igor Sustiç nga kompania “Kurtilin” që bën prodhimin e agregateve të betonit do të nis së shpejti investimin në Kosovë.

Postimi i plotë:

Pas vizitës time që kisha në Kroaci, mund t’iu konfirmoj se investitori kroat z.Igor Sustiç nga kompania “Kurtilin” që bën prodhimin e agregateve të betonit do të nis së shpejti investimin në Kosovë.

Kjo është edhe një dëshmi që Qeveria e Kosovës, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është e përkushtuar në krijimin e kushteve sa më të favorshme për investitorët e huaj.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë po vazhdon të krijojë zona ekonomike me të gjithë infrastrukturën përcjellëse për t’iu ofruar kushte sa më të mira bizneseve që janë të interesuara të punojnë në Kosovë.

Po punojmë në përmirësimin e klimës së të bërit bizneset, t’i harmonizojmë politikat tona të investimeve me standardet evropiane dhe t’u shërbejmë investitorëve në mënyrë më efikase. E.SH

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...