Chakrabarti i gatshëm për bashkëpunim për Kosovën

Ekonomi

Chakrabarti i gatshëm për bashkëpunim për Kosovën

Më: 18 prill 2019 Në ora: 15:11
Bedri Hamza dhe Suma Chakrabarti

Ministri i Financave Bedri Hamza priti sot në takim presidentin e BERZH-it, Suma Chakrabarti, ku është biseduar për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe BERZH-it, vazhdimin e bashkëpunimit financiar ndërmjet dy institucioneve, si dhe për implementimin e projekteve të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës, në veçanti për projektet infrastrukturore, në sektorin e transportit, ujitjes dhe mbështetjen e skemës për garantimin e kredive.

Ministri Hamza ka falënderuar presidentin e BERZH-it, Chakrabarti dhe institucionin të cilin ai e drejton për gatishmërinë për të ndihmuar Kosovën përmes investimeve në projekte të rëndësishme për vendin, me theks të veçantë sektorin privat si bartës i zhvillimit ekonomik, si dhe shprehi nevojën për bashkëpunim të mëtutjeshëm ndërmjet dy institucioneve.

Ai gjithashtu e njoftoi Chakrabarti edhe për procesin buxhetor, politikat fiskale me dedikim për prodhimin vendor, dhe për hapat që po merr Qeveria e Kosovës për zhvillimin ekonomik të vendit,  si dhe për masat të cilat janë marrë për rritjen e të hyrave buxhetore në Buxhetin e Kosovës.

Ministri Hamza gjatë takimit gjithashtu tha se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe BERZH-it ka qenë dhe është shumë i mirë  si dhe  shprehi bindjen se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen, sidomos në fushën e zhvillimit ekonomik dhe integrimit të vendit në BE.

Ndërsa, presidenti i BERZH-it Suma Chakrabarti falënderoj ministrin Hamza për pritjen dhe vlerësoi lartë punën dhe përkushtimin e ministrit Hamza për rritjen dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe BERZH-it.

Sipas një komunikate të MF-së, Chakrabarti gjithashtu shprehi gatishmërinë e institucionit të cilin ai e drejton për të rritur edhe më shumë bashkëpunimin në fushat të cilat krijojnë një perspektivë integruese të Kosovës në BE, në fushat të cilat ndikojnë në të bërit biznes, si dhe në rritjen e mirëqenies së qytetarëve në Kosovë dhe integrimin rajonal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat