Haradinaj: Në Vitin e Ekonomisë, ndërmarrjet tona, po depërtojnë në tregjet ndërkombëtare

Ekonomi

Haradinaj: Në Vitin e Ekonomisë, ndërmarrjet tona, po depërtojnë në tregjet ndërkombëtare

Nga: Z.B Më: 24 prill 2019 Në ora: 12:32
Foto nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se është mbreslënse të jesh dëshmitar i ndërrmarjeve vendore, përcjell “Bota sot”.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se, në Panairin e Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2019”, Kosova shfaqë fuqinë e saj integruese në trendet ndërkombëtare të ndërmarrësisë.

Postimi i plotë:

Mbresëlënës të jesh dëshmitar i ndërmarrjeve vendore, që konkurrojnë ato rajonale dhe botërore, me cilësi të standardeve më të larta dhe me oferta tërheqëse. Në Panairin e Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2019”, Kosova shfaqë fuqinë e saj integruese në trendet ndërkombëtare të ndërmarrësisë. Inkurajues fakti se në Vitin e Ekonomisë, ndërmarrjet tona, me brendet e tyre, po depërtojnë dukshëm në tregjet ndërkombëtare. RH
 

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat