Politika Ekonomike në Kosovë

Ekonomi

Politika Ekonomike në Kosovë

Nga: Luan Mehmetaj Më: 25 prill 2019 Në ora: 21:49
Libri Pse Dështojnë Kombët (Origjina e Pushtetit, Prosporitetit dhe Varfërisë) -

..."Ta marrim shembull Nagalasën e Meksikes dhe Nagalasën e Amerikës. Vetëm një gardh i ndanë mes vete, por dallimi është shumë i madh, sepse kjo varet krejtësisht prej institucioneve politike të shteteve..." (Pse Dështojnë Kombet)

- Në librin Pse Dështojnë Kombët (Origjina e Pushtetit, Prosporitetit dhe Varfërisë) - autorët, Daren Acemoglu dhe James Robinson në mënyrë kronologjike tregojnë arsyet kryesore, se pse disa shtete janë të varfëra e disa të pasura. Si erdhi deri të zhvillimi i disa shteteve, teksa, disa shtete tjera stagnuan në mënyrë drastike. 

Në fund, autorët erdhën në përfundim: Kjo ndodhë për arsyen kryesore - Institucionet Politike.

Por cila është e vërteta reale e Politikës Ekonomike në Kosovë?

Kosova është një shtet i ri. I shpallur si shtet i pavarur, Kosova ngërthen në vete historinë e mundimshme dhe përplot sfida të natyrave të ndryshme. Pa dashur të hy në shtjellimin historik të prejardhjes, dua të ndalem tek koha e përfundimit të luftës, respektivisht, lirisë, pavarsisë, demokracisë. 

Asnjë studim, analizë, problematikë nuk mund të veçohet si e ndarë kur flasim për shtetin dhe ecurin e zhvillimit të tij. Kosova, sigurisht që hyn në grupin e shteteve të veçanta përshkak të problemeve politike ndërkombëtare që ka shteti. Në këtë kontekst edhe analizat ekonomike, respektivisht të Politikës Ekonomike inkorporohen në problemin madhor  politik të shtetsisë së Kosovës. 

Mëgjithate, të ndalemi pak të libri i lartcekur. Le të shohim se çfarë institucionesh politike u instaluan në Kosovë për ta qeverisur vendin. Kosova, e kapluar nga dalja e partive politike të luftës. Për njëzet vjet më radhë, pas lufte, krijuan sisteme politike qeverisese. Këto parti politike, e kapën popullin peng, duke ua shtrenguar trurin, vullnetin, dëshiren dhe lirinë popullit. Mekanizmat e kapjes nuk dallojnë aspak me përvojat e shteteve të ndryshme të botës që rëndomë instaluan modelin e kapjes së shtetit. Përmes korrupsionit, shtrengimit, frikës, krimit të organizuar, krimit të jakës së bardhë, nepotizmit,..etj, këto parti politike kapën institucionet e shtetit dhe kësisoj akomoduan grupet e intereseve, duke i' shndrruar në njerz të tyre që punojnë për interesa klanore. 

Tani, në Origjinen Pushtetit, Prosporitetit dhe  Varfërisë, Politika Ekonomike e Kosovës gjëndet në mesin e vendeve më të varfëra të botës. Kjo sigurisht përshkak të asaj që na tregoj libri Pse Dështojnë Kombet. 

Dhe, ne pyesim popullin, - a dëshironi të jetoni në këtë shtet dhe në këtë mënyrë jete? 

Përgjigjia nuk është aq e thjeshtë, mëgjithate, fëmijet tuaj nëse ju pyesin, ju e keni obligim t'ju ipni përgjigje. Andaj përgjigjuni për të ardhmën e fëmijeve tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat