Shala: Pronësia intelektuale me një rëndësi të veçantë ekonomike për biznesin

Ekonomi

Shala: Pronësia intelektuale me një rëndësi të veçantë ekonomike për biznesin

Më: 26 prill 2019 Në ora: 12:19
Konferenca “Të drejtat pronësore Intelektuale”

(E plotësuar) - Në konferencën Kombëtare “Të drejtat pronësore Intelektuale”, që është organizuar në shënimin e Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, i ka dhënë përkrahje forcimit të sistemit të pronësisë intelektuale në Kosovë, në ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale, duke shtuar se do të jetë prioritet i ministrisë deri në përmbushjen e plotë të obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asocimit me BE-në.

Ministri Shala theksoi se pronësia intelektuale ka një rëndësi të veçantë ekonomike për biznesin, vlerësohet se 70-80% e aseteve të një kompanie në vendet me ekonomi të bazuar në dije përbëhet nga pasuria jo-fizike ose kapitali intelektuale.

Shala: Jemi të përkushtuar në luftimin e produkteve të falsifikuara

“Forcimi i një sistemi të tillë, është prioritet i MTI-së dhe do të vazhdoj deri në përmbushjen e plotë të të gjitha obligimeve që dalin nga MSA me BE-në. Përdorimi i paautorizuar i markës tregtare, patentës, dizajnit, falsifikimi i produkteve, pirateria dhe dukuri të ngjashme të tjera janë preokupim i shumë vendeve të Botës. Prandaj, është e një rëndësie të veçantë që kjo dukuri negative të luftohet edhe në Republikën tonë”, theksoi Shala.

Leonora Bunjaku Morina, zëvendësministre e Kulturës theksoi se krijuesit meritojnë mbrojtje dhe kompensim.

Ajo theksoi se e drejta e autorit dhe pronësisë është duke u avancuar në Kosovë dhe çdo ditë e më shumë po e mbron autorin.

Bunjaku-Morina: Kosova ka vazhduar të marr hapa në fushën e të drejtës së autorit

“Që të arrijmë të artën si shoqëri në shkencë e teknologji, në inovacion e kreativitet, duhet të sigurojmë që të drejtat pronësore intelektuale mbrohen dhe respektohen. Kosova ka vazhduar të marr hapa në fushën e të drejtës së autorit. Kemi vazhduar me krijimin e politikave të reja . Në fund të vitit që lamë pas kemi miratuar Rregullore e re për kompensimet  veçanta për të siguruar kështu kompensime shtesë për autorët e krijuesit tanë”, deklaroi Bunjaku-Morina.

Drejtori i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha tha se Dogana kontribuon për arritjen e objektivave qeveritare për përmbushjen e të hyrave si dhe në zbatimin e të drejtave intelektuale që është një garanci edhe për tërheqjen e investimeve të huaja.

Sipas tij, gjatë vitit 2018, Dogana ka evidentuar mbi 380 raste të falsifikimit me mbi 1 milionë copë produkte që janë asgjësuar, ku vlera e tyre është mbi 2 milionë euro.

Berisha: Është me rëndësi produkti i falsifikuar me u heq nga tregu për mbrojtjen e konsumatorit

“Janë 1 milionë e 200 mijë copë produkte të cilat iu kanë nënshtrua shkatërrimit gjatë vitit të kaluar në Kosovë, që vlera e tyre nuk matet, ngaqë është me rëndësi produkti i falsifikuar me u heq nga tregu, me mbrojtur konsumatorin, me mbrojtur shëndetin. Por kalon mbi 2 milionë euro vlera e mallrave”, tha Berisha.

Drejtori i Zyrës për të drejtat e Autorit, Valon Kashtanjeva tha se të drejtat pronësore intelektuale kanë një rol të rëndësishëm në kohën tonë, kur zhvillimet teknologjike dhe format e reja të ndërmarrësisë dhe të prodhimit paraqiten çdo ditë e më shumë.

Kashtanjeva: Këtë vit caktohen tarifat për operatorët kabllor

“Këtë vit, Kosova do të krijoj një Komision për caktimin e tarifave për operatorët kabllor, sepse ende nuk kemi tarifa për pagesat që operatorët kabllor do të bëjnë për shfrytëzimin e lëndës së mbrojtur. Pasatj jemi edhe në procesin analizimit të legjislacionit të së drejtës së autorit që të shikohen cilat janë ato ndryshimet në BE dhe të bëhen pjesë e legjislacionit tonë”, tha Kashtanjeva. 

Ai shtoi se produktet kreative dhe novative duke filluar nga librat, muzika, pikturat, programet kompjuterike, filmi, vizatimet teknike dhe arti që mbrohen me të drejtën e autorit, duke vazhduar me produktet si barërat, telefonat e mençur, brendet e rrobave e deri te prodhimet e printerëve trendimensionalë e të tjera,  që janë të mbrojtura me të drejta pronësore industriale.

***

Dogana ka evidentuar produkte të falsifikimit me vlerë mbi 2 milionë euro

Në konferencën Kombëtare “Të drejtat pronësore Intelektuale”, që është organizuar në shënimin e Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale, ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala tha se është prioritet i MTI-së fuqizimi i sistemit për mbrojtjen e pronësisë intelektuale.

Ministri Shala tha se përdorimi i paautorizuar i pronave intelektuale janë preokupim në të gjitha vendet e botës, andaj edhe Kosova është e përkushtuar në luftimin e kësaj dukurie.

Leonora Bunjaku Morina, zëvendësministre e Kulturës theksoi se krijuesit meritojnë mbrojtje dhe kompensim.

“E drejta e autorit dhe pronësisë është duke u avancuar në Kosovë. Kosova çdo ditë e më shumë po e mbron autorin”, tha Bunjaku.

Drejtori i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha tha se Dogana kontribuon për arritjen e objektivave qeveritare për përmbushjen e të hyrave si dhe në zbatimin e të drejtave intelektuale që është një garanci edhe për tërheqjen e investimeve të huaja. Sipas tij, gjatë vitit 2018, Dogana ka evidentuar mbi 380 raste të falsifikimit me mbi 1 milionë copë produkte që janë asgjësuar, ku vlera e tyre është mbi 2 milionë euro.

Drejtori i Zyrës për të drejtat e Autorit, Valon Kashtanjeva tha se të drejtat pronësore intelektuale kanë një rol të rëndësishëm në kohën tonë, kur zhvillimet teknologjike dhe format e reja të ndërmarrësisë dhe të prodhimit paraqiten çdo ditë e më shumë. Produktet kreative dhe novative duke filluar nga librat, muzika, pikturat, programet kompjuterike, filmi, vizatimet teknike dhe arti që mbrohen me të drejtën e autorit, duke vazhduar me produktet si barërat, telefonat e mençur, brendet e rrobave e deri te prodhimet e printerëve trendimensionalë e të tjera,  që janë të mbrojtura me të drejta pronësore industriale.

“Të drejtat pronësore intelektuale duhet të shfrytëzohen dhe avancohen edhe në vendin tonë, me qëllim të mbrojtjes së novacionit dhe kreativitetit të shoqërisë sonë, avancimet e ndërmarrësisë dhe bizneseve, me qëllim të zhvillimit të ekonomisë hapjes së vendeve të reja të punës dhe pasurimit të jetës kulturore dhe artistike”, tha Kashtanjeva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat