Shërbimi më i ri për bizneset, testim zbatimit të ligjit të punës

Ekonomi

Shërbimi më i ri për bizneset, testim zbatimit të ligjit të punës

Më: 26 prill 2019 Në ora: 16:07
Foto ilustrim

Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, ka vendosur në dispozicion të punëdhënësve dhe inspektorëve, matricën e re online e cila i mundëson të dyja palëve të testojnë zbatimin e dispozitave të ligjit të punës.

Më anë të këtij shërbimi ata do të mund të denoncojnë çdo abuzim apo mungesë korrektësie dhe të informohen në kohë reale mbi procedurat.

Ky shërbim i ri i bashkëngjitet procesit që ka ndërmarrë dhe po zbaton për herë të parë kjo qeveri për lehtësimin e shërbime ndaj qytetarëve

Në këtë konteks, ‘matrica’ ka si qëllim sigurimin e transparencës së vendimmarrjes së inspektorëve të punës si dhe përmirësimin e marrëdhënieve me bizneset.

Kjo është një mënyrë shumë efektive për të shmangur abuzimet me ligjin. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat