Rritja ekonomike 4.5% në 3-mujorin e tretë 2018

Ekonomi

Rritja ekonomike 4.5% në 3-mujorin e tretë 2018

Më: 26 prill 2019 Në ora: 17:00
Foto ilustrim

Në Shqipëri, norma vjetore e rritjes ekonomike shënoi 4.5% në tremujorin e tretë të vitit 2018, bëri të ditur sot Banka e Shqipërisë, gjatë prezantimit të  Raportit të Stabilitetit Financiar për të njëjtën periudhë.

Sipas Bankës Qendrore, në rritjen ekonomike kontribuuan sektorët e prodhimit dhe të shërbimeve.

Rritja e kërkesës agregate u mbështet nga zgjerimi i konsumit final të popullatës dhe investimet, kryesisht ato private.

Në terma vjetorë, deficiti i llogarisë korrente u zgjerua në tremujorin e katërt të vitit, por ai u mbulua plotësisht nga tepricat në llogarinë kapitale dhe financiare.

Vijimi i zhvillimeve pozitive në tregun e punës u konfirmua me rënien e normës së papunësisë në nivelin 12.3% në fund të vitit. Gjatë periudhës, Banka e Shqipërisë ruajti politikën monetare lehtësuese dhe ndërhyri në tregun e këmbimit për të frenuar ndikimin e mbiçmimit të lekut në arritjen e objektivit për normën e inflacionit. Në fund të periudhës, norma e inflacionit shënoi 1.8%, pa ndryshime kundrejt një viti më parë. Politika fiskale ka ruajtur prirjen për konsolidim fiskal. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat