‘Ekonomia digjitale ndërlidh shqiptarinë në mes vete’ - Bota Sot
‘Ekonomia digjitale ndërlidh shqiptarinë në mes vete’

Ekonomi

‘Ekonomia digjitale ndërlidh shqiptarinë në mes vete’

Më: 1 maj 2019 Në ora: 18:46
Edicioni i shtatë i ICT Awards

Nën organizmin e ICTSmedia është mbajtur edicioni i shtatë i ICT Awards, organizim ky ku ndahen çmime për inovatorët dhe ndërmarrësit në fushë ne teknologjisë në të gjitha trojet shqipëtare.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, tha se ICT Awards është njëra prej gjërave që ndërlidh dhe forcon trojet shqipëtare mes vete.

“Janë tri gjëra të cilat ndërlidhin mes vete trojet shqipëtare. E para, është i ndjeri Dritan Haxha me Top Channel, bëri lidhjen e shqipëtarëve me anë të mediave. E dyta, është autostrada Kosovë-Shqipëri e cila ka lehtësuar në masë të madhe udhëtimin në mes këtyre dy vendeve. Dhe, e treta është ekonomia digjitale dhe pikërisht ICT Awards, ku jemi dëshmitarë se çmimet u ndanë në të gjitha trojet shqiptare”, tha Lluka.

Ai me këtë rast ndau mirënjohje për nxënësit e shkollës fillore “Faik Konica në Prishtinë” dhe asaj Mark Nuculloviq në Ulqin për prirje të avancuar në teknologji të re, aftësi në kodim dhe zhvillim të programit të përshatshëm për aftësi në shekullin 21.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...