Serbia po e pëson keq nga taksa, 1 milion euro humbje në ditë

Ekonomi

Serbia po e pëson keq nga taksa, 1 milion euro humbje në ditë

Më: 5 maj 2019 Në ora: 00:22
Foto ilustrim

Megjithë vlerësimet se taksa ndaj Serbisë e ka rritur kontrabandën e mallrave, ky vendim i Qeverisë së Kosovës po vazhdon t’i shkaktojë dëme ekonomike Beogradit.

Kështu po vlerëson edhe ministri serb i Tregtisë, Rasim Lajiq.

Ai sot tha se ky vendim i Qeverisë së Kosovës e ka bllokuar tërësish dialogun, mirëpo se edhe i ka shkaktuar dëme milionëshe Serbisë.

“Në terme politike, ky vendim e ka bllokuar tërësisht dialogun, ndërkaq në ato ekonomike, çdo ditë Serbia humb një milionë euro nga ky vendim”, ka thënë Lajiq.

Sipas tij, është dekurajuese se si as pas Samitit të Berlinit, Prishtina nuk është detyruar nga Merkel e Macron ta heqin taksën.

“Pra çfarë mund të themi më shumë”, ishte komenti i ministrit serb.

Lajiq po ashtu e pranoi se ka edhe kontrabandë të mallrave serbe, të cilat po hyjnë nga Shqipëria dhe Maqedonia për në Kosovë.

Kujtojmë se kanë kaluar më shumë se pesë muaj që nga vendosja e taskës 100 për qind ndaj produkteve serbe.

Ky vendim është bërë ‘mollë sherri’ mes kryeminstrit Haradinaj dhe ndërkombëtarëve, të cilët kanë kërkuar pezullimin e tij dhe hapjen rrugë dialogut me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat